Dokumentacioni

BuildKos ERP — Udhëzuesi i Plotë

Njëzet module, Faqja Publike me ndërtues vizualë, dhe screenshot-e nga aplikacioni real — nga marrëveshja me pronarin e tokës deri tek dorëzimi i çelësave.

1. Hyrje

BuildKos ERP është një platformë e integruar e ndërtuar posaçërisht për kompanitë e ndërtimit dhe investitorët e pasurive të paluajtshme në Kosovë. Mbulon të gjithë ciklin e jetës së projektit — nga marrëveshja me pronarin e tokës, deri tek dorëzimi i çelësave te blerësi i fundit — me kontratat, pagesat dhe komunikimin me publikun të automatizuara.

Përdoruesit kryesorë

  • · Kompani ndërtimi që ndërtojnë dhe shesin njësi
  • · Investitorë me marrëveshje kompensimi me pronarë toke
  • · Agjenci imobiliare që menaxhojnë pipeline shitjesh
  • · Menaxherë projektesh që ndjekin progresin në terren

Gjithçka është në shqip, të dhënat e çdo kompanie janë të izoluara plotësisht nga njëra-tjetra, dhe çdo veprim që ndryshon të dhëna regjistrohet në audit log.

2. Modulet e Aplikacionit

Njëzet module, të renditura ashtu si i gjeni në menynë anësore të aplikacionit. Çdo pamje më poshtë është screenshot real nga sistemi.

Dashboard Ekzekutiv

app.buildkos.online/dashboard

Pamja e parë sa hyni në sistem. Përmbledh gjithë statusin operativ dhe financiar të kompanisë në një ekran — pa pasur nevojë të kërkoni informacionin nëpër raporte.

  • Veprime të Shpejta të pinguara në krye: Detyrë e Re, Regjistro Pagesë, Shto Njësi, Rezervim i Ri, Lead i Ri, Projekt i Ri, Kompensim i Ri
  • Alarme të drejtpërdrejta për këste të vonuara (me shumën e borxhit) dhe detyra të vonuara
  • Gjashtë KPI kryesorë: Projekte Aktive, Njësi Totale, Totali i Shitjeve, Arkëtimet, Balanca e Hapur, Këste Vonuara
  • Rreshti i statuseve të njësive: Të lira · Nën kontratë · Të shitura · Të rezervuara · Në interesim · Kompensim · Të bllokuara · Sold %
  • Grafiku i arkëtimeve mujore (6 muajt e fundit) dhe pie chart i statusit të njësive
  • Progresi i projekteve me përqindje, pipeline shitjesh, rezervime që po skadojnë dhe përmbledhja financiare
  • Në telefon, Veprimet e Shpejta shfaqen si meny e lëvizshme në fund të ekranit
app.buildkos.online/dashboard
Dashboard Ekzekutiv

Projektet me Faza, Progres & KPI

app.buildkos.online/projektet/[id]

Çdo projekt ka faqen e vet me KPI të dedikuar, fazat me peshë progresive, statuset e njësive, kontratat aktive dhe shëndetin financiar. Sistemi llogarit automatikisht përqindjen e realizimit duke marrë parasysh peshën e secilës fazë.

  • KPI për projekt: progresi mesatar, njësi të shitura/total, buxheti, kontratat aktive, arkëtuar
  • Tab-e brenda projektit: Përmbledhje · Fazat · Njësitë · Kontratat · Financat · Shënime
  • Fazat e ndërtimit me peshë (themeli, struktura, fasada, mbarim) — progresi total llogaritet i ponderuar
  • Plan vs Aktual: buxheti i planifikuar përballë shpenzimit real, drejtpërdrejt në faqen e projektit
  • Fazat mund të mbillen automatikisht nga Fazat e një projeksioni financiar
  • Aktiviteti i fundit në fund të faqes për gjurmim në kohë reale
app.buildkos.online/projektet/[id]
Projektet me Faza, Progres & KPI

Njësitë me Statuse të Drejtpërdrejta

app.buildkos.online/njesite

Katalogu i plotë i njësive të të gjitha projekteve — banesa, lokale, parkim, garazh, magazina. Çdo njësi ka kod unik, sipërfaqe, çmim dhe status të lidhur me kontratat aktive.

  • Kartat përmbledhëse: Total Njësitë · Të Lira · Të Shitura · Të Rezervuara
  • Kërko dhe filtro sipas projektit, statusit, tipit, kodit ose shënimeve
  • Pamje tabelare ose pamje me karta — zgjidhni si ju rri më mirë
  • Pesë statuse të standardizuara: i lirë · i rezervuar · nën kontratë · i shitur · në kompensim
  • Përzgjedhje e shumëfishtë për ndryshim statusi në grup
  • Çdo njësi lidhet me kontratën, blerësin dhe historikun e vet të statuseve
app.buildkos.online/njesite
Njësitë me Statuse të Drejtpërdrejta

Dinamika e Punimeve

app.buildkos.online/progresi

Ditari i terrenit. Inxhinieri regjistron përparimin e secilës fazë me përqindje, datë dhe foto — dhe menaxheri e sheh nga zyra pa telefonata.

  • Regjistrim progresi për çdo fazë të çdo projekti, me datë dhe autor
  • Foto evidence bashkëngjitur çdo regjistrimi
  • Pengesat dhe vonesat shënohen veçmas që të mos humbin në komente
  • Progresi ushqen automatikisht përqindjen e projektit dhe Dashboard-in
app.buildkos.online/progresi
Dinamika e Punimeve

Kompensimet me Pronarë Toke

app.buildkos.online/kompensimet

Marrëveshja me pronarin e tokës — në njësi, në para, ose të përziera. Moduli mban vlerën e marrëveshjes, njësitë e rezervuara për pronarin dhe pagesat e kryera.

  • Tri tipe marrëveshjeje: njësi · cash · mikse
  • Njësitë e dhëna në kompensim bllokohen automatikisht nga shitja
  • Pagesat e kompensimit ndiqen si çdo pagesë tjetër, me referencë dhe datë
  • Ekspozimi i kompensimeve shfaqet në Dashboard — sa vlerë njësish është e angazhuar
  • Hapet direkt nga Pronarët e Tokave me pronarin dhe tipin të parazgjedhur
app.buildkos.online/kompensimet
Kompensimet me Pronarë Toke

Nënkontraktorët

app.buildkos.online/nenkontraktore

Kontratat me nënkontraktorë, punimet me sasi e çmim njësie, dhe pagesat e lidhura me përqindjen e punës së kryer — që të mos paguhet një faturë para se puna të bëhet.

  • Kontrata me vlerë, afat dhe njësitë/objektet ku aplikohet
  • Punimet me sasi, çmim njësie dhe progres në terren
  • Pagesat lidhen me punimet — pa mbi-pagesa mbi vlerën e kontratës
  • Void i sigurt për pagesa të regjistruara gabim
app.buildkos.online/nenkontraktore
Nënkontraktorët

Pronarët e Tokave

app.buildkos.online/pronare-tokavet

Regjistri i pronarëve dhe i parcelave para se projekti të nisë — kush e zotëron tokën, me çfarë dokumenti, dhe në çfarë marrëveshjeje jeni.

  • Të dhënat e pronarit me kontakt dhe dokumente
  • Parcelat me numër, sipërfaqe dhe referencë të librit të tokës
  • Lidhje direkte drejt kompensimit përkatës
  • Ushqen raportin e blerjes së tokës (Tokat)
app.buildkos.online/pronare-tokavet
Pronarët e Tokave

Kontratat e Shitjes

app.buildkos.online/kontratat

Nga rezervimi te kontrata e plotë. Çdo kontratë gjeneron PDF-në e vet, krijon planin e kësteve dhe regjistron çdo ndryshim në audit log.

  • Tri nivele: rezervim · parakontratë · kontratë e plotë
  • Çmimi total, zbritja, vlera finale dhe parapagimi në një vend
  • PDF i gjeneruar automatikisht, i markuar me logon dhe emrin e kompanisë suaj
  • Plani i kësteve krijohet drejtpërdrejt nga kontrata
  • Numërim automatik i kontratave (p.sh. KON-2026-0001)
app.buildkos.online/kontratat
Kontratat e Shitjes

Pagesat

app.buildkos.online/pagesat

Regjistri i vetëm i vërtetë i parave që hyjnë. Çdo pagesë ka referencë, datë, metodë dhe lidhje me këstin ose kontratën përkatëse.

  • Metodat: transfer bankar ose cash, me referencë banke
  • Lidhje me këstin — ose pagesë e lirë kundër kontratës (p.sh. parapagimi)
  • Void i sigurt: pagesa anulohet pa u fshirë, gjurma mbetet
  • Totalet e arkëtimit rrjedhin nga ky regjistër, jo nga plani i kësteve
app.buildkos.online/pagesat
Pagesat

Këstet & Plani i Pagesave

app.buildkos.online/keste

Plani mujor i pagesave për një kontratë, me progresin e arkëtimit, këstet e vonuara dhe mundësinë e ri-planifikimit pa humbur historikun.

  • KPI për kontratë: Vlera Finale · Arkëtuar · Mbetur · Këste të vonuara
  • Shirit progresi i arkëtimit me përqindje dhe shuma të paguara/mbetura
  • Tabela e kësteve me afat, borxh, paguar, mbetur dhe status (Paguar / Vonuar / Në pritje)
  • Këstet me vonesë shënohen me ditët e vonesës
  • Plan i ri që zbret pagesat e mëparshme — pa ri-faturim të asaj që është arkëtuar
  • Eksport PDF i planit, i markuar me brandin e kompanisë suaj
app.buildkos.online/keste
Këstet & Plani i Pagesave

Blerësit — CRM

app.buildkos.online/bleresit

Pipeline-i i shitjeve nga lead-i i parë deri te dorëzimi i çelësave, me burimin e lead-it, agjentin përgjegjës dhe fazën aktuale.

  • Fazat: i kontaktuar · në negociim · i rezervuar · nën kontratë · i humbur
  • Burimi i lead-it (Facebook Ads, referim, faqja publike, walk-in) për të matur kanalet
  • Asignim te agjenti i shitjes
  • Kërkesat nga Faqja Publike konvertohen në blerës me një klikim
app.buildkos.online/bleresit
Blerësit — CRM

Kontaktet

app.buildkos.online/kontaktet

Direktoriumi i palëve me të cilat punoni — furnitorë, nënkontraktorë, arkitektë, noterë dhe avokatë — në një regjistër të vetëm.

  • Kategori: furnitor · nënkontraktor · arkitekt/inxhinier · noter/avokat
  • Materiali ose shërbimi që ofrojnë, personi kontaktues dhe qyteti
  • Statusi aktiv/joaktiv për të mbajtur listën të pastër
app.buildkos.online/kontaktet
Kontaktet

Kalkulatori i Investimit

app.buildkos.online/financat/kalkulimi

Modeluesi i investimit para se projekti të nisë. Llogarit sipërfaqet, kostot, çmimet dhe kthimin — dhe eksportohet për bankën.

  • Sipërfaqja e planifikuar totale përballë maksimumit të lejuar rregullativ
  • Sipërfaqja bruto e banimit derivohet automatikisht (gjurma × katet e banimit)
  • Sipërfaqja bazë shënohet me të kuqe kur tejkalon maksimumin e lejuar
  • Kosto kapitale: toka, materiale, punëtori, licenca, projektim
  • Çmim mesatar/m², mark-up kundër kostos dhe ROI
  • Eksport Excel me të gjitha llogaritjet
app.buildkos.online/financat/kalkulimi
Kalkulatori i Investimit

Financat — Buxhete, Projeksione & Cashflow

app.buildkos.online/financat

Pasqyra financiare e gjallë e kompanisë. Kalkulimi, projeksioni dhe projekti janë të lidhur në një zinxhir të vetëm — ndryshimi në njërin duket në tjetrin.

  • Zinxhiri i rrjedhës: kalkulimi → projeksioni → projekti, të lidhura dhe të dukshme në të dy drejtimet
  • Buxhete për projekt: e planifikuar përballë aktualit, me alarme kur tejkalohet
  • Projeksione vjetore të cashflow-it me skenarë
  • Shpenzimet e regjistruara ushqejnë automatikisht Plan vs Aktual
  • Fazat e projektit mund të mbillen nga Fazat e projeksionit
app.buildkos.online/financat
Financat — Buxhete, Projeksione & Cashflow

Detyrat me Nën-detyra, Komente & Bashkëngjitje

app.buildkos.online/detyrat

Sistemi i detyrave brenda BuildKos. Çdo detyrë hapet në një panel të plotë me detajet, nën-detyrat, komentet, bashkëngjitjet dhe historikun e aktivitetit.

  • Panel me pesë tab-e: Detajet · Nën-detyrat · Komente · Bashkëngjitje · Aktivitete
  • Asignim te një ose më shumë përdorues, me afat dhe prioritet
  • Lidhje me entitete: projekt, kontratë, blerës, fazë ose njësi
  • Nën-detyra me checklist dhe status të veçantë
  • Bashkëngjitje fotografish nga terreni, PDF dhe dokumente të skanuara
  • Editori i plotë hapet edhe nga tab-i Detyrat i çdo entiteti
  • Njoftime automatike për asignim, afat që po skadon dhe ndryshim statusi
app.buildkos.online/detyrat
Detyrat me Nën-detyra, Komente & Bashkëngjitje

Raportet

app.buildkos.online/raportet

Raporte të gatshme për borde, banka dhe kontabilitet — pa pasur nevojë të ndërtoni tabela në Excel nga e para.

  • Raporti i shitjeve me blerësin, datën, vlerën, arkëtimin dhe balancën
  • Raporti i arkëtimeve dhe borxheve për periudhë
  • Raporti i blerjes së tokës (Tokat) — pronarët, parcelat dhe kompensimet
  • Çmim mesatar për m² dhe cash i mbetur
  • Eksport PDF dhe Excel për çdo raport
app.buildkos.online/raportet
Raportet

Njoftimet

app.buildkos.online/njoftime

Qendra e njoftimeve për gjithçka që kërkon vëmendje — para se të bëhet problem. Njoftimet grupohen sipas kohës dhe llojit.

  • Kategori: Kërkon vëmendje · Këst i vonuar · Fazë me vonesë · Kontratë në pritje
  • Grupim kohor: Kësaj jave · Më parë
  • Shënim si i lexuar, fshirje individuale ose fshirje e të gjitha të lexuarave
  • Njoftimet dërgohen edhe me email nëse aktivizohet te Konfigurimet
app.buildkos.online/njoftime
Njoftimet

Audit Log

app.buildkos.online/audit-log

Kush, çfarë dhe kur — për çdo veprim që ndryshon të dhëna. Regjistri nuk mund të redaktohet nga brenda aplikacionit.

  • Veprimet: Shtuar (CREATE) · Ndryshuar (UPDATE) · Fshira (DELETE)
  • Përdoruesi, entiteti i prekur, data dhe ora
  • Ndryshimet ruhen si vlera para/pas — shihni saktësisht çfarë ndryshoi
  • Veprimet e sistemit shënohen veçmas nga ato të përdoruesve
app.buildkos.online/audit-log
Audit Log

Konfigurimet

app.buildkos.online/konfigurimet

Parametrat e biznesit dhe pamja e aplikacionit — vendosen një herë dhe aplikohen kudo.

  • Të dhënat e kompanisë: emri, adresa, kontaktet
  • Prefiksi dhe numërimi i kontratave (p.sh. BK-2026-)
  • Formati i datës dhe metoda e njohjes së të ardhurave (accrual)
  • Tema e aplikacionit: e hapur (light) ose e errët (dark)
  • Njoftimet me email — aktivizim dhe adresat marrëse
app.buildkos.online/konfigurimet
Konfigurimet

Dokumentacioni brenda Aplikacionit

app.buildkos.online/dokumentacioni

I njëjti udhëzues që po lexoni, i disponueshëm brenda aplikacionit — që ekipi juaj të mos dalë nga sistemi për të gjetur një përgjigje.

  • Përshkrimi i secilit modul me hapat konkretë
  • I aksesueshëm nga çdo rol, pa nevojë për të dalë nga sistemi
  • Përditësohet bashkë me aplikacionin
app.buildkos.online/dokumentacioni
Dokumentacioni brenda Aplikacionit

3. Faqja Publike

Faqja Publike është vitrina online e kompanisë suaj — e përfshirë pa kosto shtesë. Nuk është një shabllon i ngurtë: është një ndërtues i plotë vizual, me Theme Studio, rirenditje seksionesh me tërheqje dhe parapamje të drejtpërdrejtë. Çdo ndryshim që bëni në dashboard shfaqet menjëherë te kompania-juaj.buildkos.online.

Një faqe e ngjashme pasurish të paluajtshme, e porositur te një agjenci, kushton €2,000–€5,000 plus mirëmbajtje mujore. Këtu përditësohet vetë sa herë ndryshoni një çmim ose statusin e një njësie.

Pasqyra & Struktura

Paneli publik ndahet në shtatë tab-e: Pasqyra, Brandi, Faqja, Projektet, Njësitë, Interesat dhe Testimonialet. Çdo ndryshim ruhet dhe shfaqet menjëherë në faqen tuaj publike.

  • Pasqyra tregon interesat e palexuara dhe numrin e projekteve publike
  • Veprime të shpejta drejt secilit seksion
  • Butoni Parapamja hap faqen ashtu si e sheh vizitori
app.buildkos.online/faqja-publike
Pasqyra & Struktura

Brandi & Theme Studio

Identiteti vizual i faqes suaj publike — pa ndihmë dizajneri. Ngjyrat, tipografia dhe logot vendosen këtu dhe aplikohen në çdo faqe publike, PDF dhe kartë ndarjeje.

  • Identiteti i kompanisë: logo (variante për sfond të çelët e të errët), favicon dhe foto OG
  • Paleta e ngjyrave me presete të gatshme, dhe kontrolle të avancuara për ata që duan më shumë
  • Bibliotekë fontesh e integruar, plus ngarkim i fontit tuaj
  • Shkalla e tipografisë, pesha dhe dendësia e hapësirës
  • Header & Navigimi: header fikse gjatë scrollit, ngjyrë e personalizuar e tekstit, opsionet e navigimit
  • Prezantim trigjuhësh — shqip, anglisht dhe gjermanisht
  • Eksport dhe import i temës për ta ripërdorur
app.buildkos.online/faqja-publike
Brandi & Theme Studio

Ndërtuesi i Ballinës

Ballina ndërtohet me seksione që i tërhiqni për t'i rirenditur, i fshihni ose i shfaqni — me parapamje të drejtpërdrejtë të /site përkrah kontrolleve.

  • Hero: titulli, nëntitulli, dy butona, media foto/video/GIF
  • Layout hero (qendror, majtas, split), lartësia (100vh / 80vh / 60vh)
  • Overlay mbi foto me opacitet dhe stil njëngjyrësh ose gradient
  • Pika e fokusit të fotos hero — që fytyra ose ndërtesa të mos priten
  • Seksione: Statistikat, Pse Ne, Besimi & Procesi, Galeria e Fotove, Bllok Përmbajtjeje, Kontakt
  • Çdo seksion shënon nëse do të shfaqet realisht — dhe pse jo, nëse i mungon përmbajtja
  • Rirenditje me tërheqje, shfaq/fshih me një klikim, sfond i personalizuar për seksion
app.buildkos.online/faqja-publike
Ndërtuesi i Ballinës

Projektet & Njësitë Publike

Si duken projektet dhe njësitë tuaja për vizitorin — nga karta në listë, deri te faqja e njësisë me broshurën PDF.

  • Ndërtues layout-i për faqen e projekteve, me filtrim opsional për vizitorin
  • Layout i faqes së njësisë: Full Hero · Editorial · Katalog · Minimal
  • Rreshta specifikimesh të personalizuara për njësi (p.sh. ngrohja)
  • Selektor i disponueshmërisë sipas kateve dhe pika interesi në afërsi (POI)
  • Modalitete të shfaqjes së çmimit dhe dizajnues i planit të pagesave
  • Broshurë PDF shumë-njësish dhe fletë çmimesh e drejtpërdrejtë
  • Karta ndarjeje të markuara, QR në PDF dhe vulë statusi
  • Galeri fotosh për njësi, me raport të konfigurueshëm të kartave
  • Ditar i progresit të ndërtimit dhe rrëshqitës render-përballë-realitetit
app.buildkos.online/faqja-publike
Projektet & Njësitë Publike

Interesat & Konvertimi

Formularët e faqes publike nuk shkojnë në një inbox të harruar — ato hyjnë në CRM-në tuaj dhe konvertohen në blerës me një klikim.

  • Formular kontakti në ballinë, në faqen e projektit dhe në faqet e njësive
  • Kërkesat listohen me statusin e lexuar/palexuar
  • Konverto në blerës — kërkesa bëhet lead në pipeline-in e shitjeve
  • Studio e email-it të auto-përgjigjes: klienti merr përgjigje menjëherë
  • Dock kontakti dhe matës të ndershëm të disponueshmërisë
  • Testimonialet e klientëve menaxhohen nga i njëjti panel
app.buildkos.online/faqja-publike
Interesat & Konvertimi

4. Foto & Dokumente

Dokumentimi vizual kalon nëpër gjithë sistemin. Inxhinieri shkon në sheshndërtim me telefonin dhe ngarkon foto direkt në detyrë, nën-detyrë ose fazë — dhe menaxheri e sheh nga zyra në kohë reale.

  • Foto progresi për çdo fazë ndërtimi, me datë dhe autor
  • Bashkëngjitje në detyra: foto, PDF, dokumente të skanuara
  • Galeri fotosh për njësi, e përdorur edhe në PDF-në e njësisë
  • Ditar i progresit të ndërtimit në Faqen Publike
  • Rrëshqitës render-përballë-realitetit për të treguar përparimin
  • Aksesueshme nga telefoni — kamera hapet direkt nga aplikacioni

5. Rolet e Përdoruesve

Aksesi kontrollohet për rol. Një agjent shitjesh nuk sheh shpenzimet e projektit; një inxhinier terreni nuk sheh marzhet.

Super Admin

Akses i plotë në gjithçka brenda kompanisë — përfshirë Konfigurimet, Audit Log dhe Faqen Publike.

Menaxher

Menaxhon projekte, njësi, kontrata dhe financa. Nuk prek konfigurimet e sistemit.

Agjent Shitjesh

Punon me blerësit, rezervimet dhe kontratat e veta. Nuk sheh të dhënat financiare të plota.

Inxhinier / Terren

Regjistron progresin e fazave dhe ngarkon foto. Nuk ka akses te shitjet dhe financat.

Vëzhgues

Vetëm lexim — për investitorë, kontabilistë të jashtëm ose anëtarë bordi.

6. Fluksi i Punës

Rendi tipik i punës nga toka te çelësat:

  1. 1Regjistroni pronarin e tokës dhe parcelat
  2. 2Krijoni marrëveshjen e kompensimit (njësi, cash ose mikse)
  3. 3Modeloni investimin te Kalkulatori dhe krijoni projeksionin
  4. 4Hapni projektin, mbillni fazat dhe regjistroni njësitë
  5. 5Aktivizoni projektin në Faqen Publike
  6. 6Kërkesat nga vizitorët konvertohen në blerës
  7. 7Rezervim → parakontratë → kontratë e plotë, me PDF automatik
  8. 8Plani i kësteve krijohet; pagesat regjistrohen me referencë
  9. 9Inxhinieri regjistron progresin e fazave me foto
  10. 10Nënkontraktorët paguhen sipas punës së kryer
  11. 11Raportet eksportohen për bordin dhe bankën

7. Siguria & Multi-Tenant

Çdo kompani është një tenant i veçantë. Të dhënat e një kompanie nuk janë të arritshme nga një tjetër — izolimi zbatohet në nivel query, jo vetëm në ndërfaqe.

  • Izolim i plotë i të dhënave për çdo kompani
  • Adresa juaj: kompania-juaj.buildkos.online
  • Audit log i pandryshueshëm për çdo veprim mutues
  • Kontroll aksesi për rol në çdo modul
  • Backup ditor
  • Fjalëkalimet ruhen të enkriptuara, kurrë në tekst të lirë

8. Regjistrimi & Onboarding

Regjistrimi zgjat më pak se një minutë dhe nuk kërkon kartë krediti. Zgjidhni emrin e kompanisë, adresën e platformës dhe llojin e projekteve — dhe sistemi mbush të dhëna shembull sipas llojit që zgjidhni, që të mos filloni nga një ekran bosh.

  • Provë falas 15-ditëshe, pa kartë krediti
  • Adresa juaj krijohet menjëherë
  • Të dhëna shembull sipas llojit të projekteve
  • Faqja Publike aktive që nga minuta e parë
  • Kur kaloni në llogari të plotë, të dhënat shembull mund të pastrohen me një klikim

9. Si të Filloni

Krijoni llogarinë tuaj provë në më pak se një minutë

Pa kartë krediti. Faqja Publike juaj online menjëherë, me të dhëna shembull sipas llojit të projekteve tuaja.

Keni pyetje për një modul specifik? Na shkruani te skender.rama@gmail.com ose telefononi në +383 49 352 671.